Ish-Presidenti Pacolli bën bashkë Rexhep Meidanin, Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Pandeli Majkon

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mbledhur ish-krerët e shtetit shqiptar për të udhëtuar drejt  Hagës për një vizitë me drejtuesit e UÇK-së në kohën e luftës.

Bëhet fjalë për ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko.

Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga nuk kanë pranuar për të shkuar në Hagë pa dhënë shumë arsye.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Klan News