Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, aktualisht deputet i PS, Baftjar Zeqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se Zaqaj ka shkuar në SPAK mesditën e sotme.

Megjithatë, arsyet e paraqitjes së tij në prokurori nuk dihen.

Gazetarja Daci ka mësuar se këtë të hënë në SPAK, Baftjar Zeqaj nuk ka pranuar që të ketë firmosur tendera për inceneratorët, si dhe ka mbajtur qëndrim mohues për Ahmetajn.

“Ahmetaj është shok partie. Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe. Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas 2015. Momenti i dytë është që po heton SPAK, kaq di unë për incneratorët. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie, nuk ka qenë shoku im”.

Po të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe për Mirel Mërtirin.

“Nuk më kujtohet takimi dhe tema për Mërtirin. Po të mbaja mend do thoja. Unë nuk e njoh si fytyrë. Ahmetaj më ka nis një mesazh që të pres Mërtirin. Takimi ka ndodhur para 11 vitesh. Unë nuk e di a e kam pritur apo jo. Jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet, jo se është përmendur në SPAK”.

Baftjar Zeqaj ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit për 3 mandate ose 12 vjet, nga viti 2003 deri në vitin 2015. /tvklan.al