Ish-Kryeministri Berisha: Shembja e teatrit, genocid kulturor

Ish-Kryeministri Berisha: Shembja e teatrit, genocid kulturor

13:04 17/05/2020

Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron genocid ndaj kulturës shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se me këtë akt është fyer çdo qytetar shqiptar që konsideron kulturën e kombit si një nga shtyllat e identitetit kombëtar.

Sali Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama për shembjen e teatrit dhe u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile.

“Të dashur miq, në një akt antikombëtar, bastardi i bllokmenëve hoxhist antishqiptar kreu në terrin e natës që kaloi një akt genocidi të vërtetë kulturor, rrafshoi njërin nga simbolet kombëtare historike, Teatrin Kombëtar dhe i zhduku Tiranës monumentin më kryesor historik dhe kulturor të saj dhe mbarë kombit.

Me këtë akt ky armik i egër i qenies dhe identitetit kombëtar ka fyer dhe poshtëruar çdo qytetar shqiptar që konsideron kulturën e kombit tonë si njërën nga shtyllat bazë të identitetit kombëtar.

Një akt të tillë barbarie dhe genocidi kulturor nuk do guxonte ta ndërmerrte asnjë pushtues i huaj sado barbar që të ishte ai. Ky akt është vazhdim në shekullin e XXI i genocidit kulturor të Enver Hoxhës të shekullit të XX.

Pas këtij akti lufte Edvin Kristaq Xhelati renditet në radhën e armiqve më të egër të kombit, identitetit dhe qenies së tij. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin antikombëtar të këtij armiku të egër dhe primitiv të shqiptarëve, ju bëj thirrje shqiptarëve të kalojnë në mosbindje totale civile gjer në momentin e përmbysjes dhe flakjes në koshin e plehrave të historisë të armikut kryesor të tyre Edvin Kristaq Xhelatit”, thuhet në reagimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo