Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është bërë sërish prind për herë të katërt.

Bashkëshortja e ish-kryeministrit, Carrie Johnson, e ndau lajmin e mirë përmes një postimi në platformën “Instagram”, teksa ndau foton e vogëlushës. Kjo e fundit ka marrë emrin Poppy Eliza Josephine Johnson, e ka lindur më 21 maj.

“Nuk mund të besoj se sa e bukur dhe e vogël që je. Ndihem jashtëzakonisht me fat. Jemi të gjithë shumë të tërhequr pas teje. S’jam i sigurt nëse ka fjetur një minutë që kur ke ardhur në jetë dhe nuk mund të ndaloj së të pari se sa e bukur je”, shkruan ajo në “Instagram”.

Duke pasuar Theresa May, Boris Johnson ishte kryeministër nga korriku i vitit 2019 deri në shtator 2022, pasi dha dorëheqjen.

/tvklan.al