Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në ‘Opinion’

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në ‘Opinion’

23:31 10/09/2019

Vjeshta rikthen debatet politike në emisionin më të ndjekur nga shqiptarët

Të enjten më 12 Shtator, ish-Kryeministri Sali Berisha do të jetë i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziut.

Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit ku mazhoranca hyri e vetme dhe opozita bojkotoi, vjeshta politike ka nisur me vrull. Po kështu, edhe debatet televizive kanë ndezur “motorët”.

Përballë gazetarit Blendi Fevziu dhe panelit të analistëve, ish-Kryeministri do të komentojë zhvillimet politike, aksionin opozitar që pritet të nisë, nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, 13 Tetorin si data e re e zgjedhjeve, dhe denoncimet e Partisë Demokratike ndaj kryebashkiakëve socialistë të prekur nga Dekriminalizimi.

Për këto dhe më shumë, të enjten më 12 Shtator ora 21:00, Sali Berisha në Opinon, në ekranin e Televizionit Klan! /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT