Ish-Kryeministri Sali Berisha do të jetë i ftuar sonte në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit në Tv Klan.

Berisha do të flasë për çështjet më të fundit të politikës, si dhe për vendimin e SHBA të disa javëve më parë që e shpalli “non grata”.

Një tjetër temë diskutimi do të jenë edhe zgjedhjet e 25 Prillit, për të cilat opozita ka ngritur pretendime për blerje votash; si dhe për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.

Për këto dhe shumë të tjera, Sali Berisha i ftuar sonte në Zonë e Lirë në Tv Klan në orën 21:00. /tvklan.al