Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla u paraqit këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit, aty ku ka nisur nga e para procesi gjyqësor ndaj tij. Ashtu si herën e shkuar, Llalla ripërsëriti se do ta ndjekë procesin deri në fund.

Më 16 Prill, teksa u paraqit për herë të parë në gjykatë, Llalla kërkoi heqjen e procedurës së gjykimi të shkurtuar, e cila u pranua nga trupa gjykuese dhe në këtë mënyrë gjyqi ndaj tij nisi nga e para.

Hetimet ndaj ish-Kryeprokurorit nisën rreth 2 vite më parë, ndërsa akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë./tvklan.al