Ish-ministri meksikan i Mbrojtjes është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për akuzat e drogës. Gjenerali Salvador Cienfuegos Zepeda u arrestua në aeroportin e Los Angeles.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Meksikës. Qeveria meksikane konfirmoi për BBC se ish-ministri i Mbrojtjes u arrestua me urdhër të DEA-s.

“Shpresojmë që kjo të shërbejë për të treguar se problemi ynë kryesor është korrupsioni”, tha Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador.

Presidenti meksikan Lopez kërkon që të heqë imunitetin për ish-zyrtarët me qëllim që të mos kenë mbrojtje ndaj procedimeve penale.

Gjenerali Salvador Cienfuegos Zepeda, 72 vjeç, ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në Meksikë në periudhën 2012-2018 nën presidencën e Enrique Pena Nieto. /tvklan.al