Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë në krah të RENEA-s

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë në krah të RENEA-s

10:19 01/11/2018

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Theodoros Pangalos ka dalë në krah të policisë shqiptare për rastin e Kostandino Kaçifas që u vra më 28 Tetor në fshatin Bularat nga forcat speciale RENEA.

Në një intervistë për televizionin e Athinës “Skai”, ish-ministri grek u shpreh se kushdo që qëllon policinë, duhet të vritet. Dhe për këtë solli shembullin e policive të vendeve skandinave dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kishte armë apo jo? Unë jam i mendimit se kushdo që mban armë duhet të vritet nga policia, siç ndodh në SHBA dhe në vendet skandinave”,

tha Pangalos.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë rrëzoi gjithashtu pretendimet se 35-vjeçari Kaçifas u provokua nga policia për flamurin grek. Kjo pistë nuk është e vërtetë, u shpreh Pangalos, duke thënë se në fshatin Bularat ka parë fotografi të flamujve grekë të vendosur edhe në festën kombëtare të Greqisë më 25 Mars, aq sa ish-ministri thotë se është e tepruar.

“Ky djalë shkoi që të vendoste flamujt grekë. Por unë kam parë fotografi në internet të Bularatit edhe më 25 Mars dhe rrugët kanë qenë plot me flamuj grekë deri në neveri”

, theksoi ish-ministri Pangalos.

Kostandino Kaçifas u vra nga forcat speciale RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës më 28 Tetor, pasi qëlloi me armë dhe nuk pranoi të dorëzohej. /

tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT