Ish-ministri jep shpjegime për të tretën herë për sterilizimin
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje për të tretën herë ish-ministrin Ilir Beqaj, në lidhje me dosjen e koncensionit të sterilizimit.
Që prej orës 9:00, në prani të avokatit të tij, ai është duke dhënë sqarime mbi faktet e reja hetimore të SPAK për këtë çështje.
Beqaj, i cili publikisht ka mohuar akuzat, dyshohet nga prokurorët e posaçëm se ka shpërdoruar detyrën në dhënien e koncensionit.
Për të njëjtën dosje, në burg ndodhet ish-zëvendësministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj.
Tv Klan