Avokati: SPAK t’i gjejë jashtë të penduarit për inceneratorët

Avokatët e ish-Ministri Lefter Koka për 2 orë e gjysmë i kërkuan Gjykatës së Posaçme të Apelit të ndryshojë masën e sigurisë “Arrest në burg”, teksa për mediat thanë se dosja inceneratorit duhet të ishte hetuar në 1.

“Në rastin konkret kemi një masë të dytë të vendosur nga gjykata kërkuar nga Prokuroria, që është e pazakontë për ne. Është cenim i të drejtave të njeriut. Shpresoj që të ketë reflektim. Këto dy masa i përkasin të njëjtin fakt penal dhe do të duhet të ishin bashkuar”.

Në lidhje me bashkëpunimin me drejtësinë në formën e të penduarit, avokati tjetër i ish-Ministrit, Përparim Kulluri përjashtoi çdo mundësi, teksa kërkoi që SPAK t’i gjej jashtë bashkëpunëtorët.

“Ai s’ka pse të pendohet apo bëhet bashkëpunëtor. Pasi ai s’ka pse të pendohet dhe të bashkëpunojë. Të jesh i hapur për organin e akuzës dhe pafajësinë tende, s’do të thotë se je bashkëpunëtor. SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë bashkëpunëtor, por jo te Lefter Koka, por të persona të tjerë. Ata mund të sigurojnë cigare apo veshjet e stinës”.

Koka akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy koncensionet e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, si dhe ka përfituar vlera monetare në formën e ryshfetit nga kompanitë fituese, të cilat janë kanalizuar te ish ministri nga kompanitë e tjera që kryenin punimet për inceneratorët duke lëshuar fatura fiktive.

Tv Klan