Ish-ministri socialist i Financave, dhe së fundmi anëtari i shkarkuar nga bordi Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj ka folur për gjendjen financiare të vendit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Malaj është shprehur që nëse vazhdon kriza politike, situata do të shkojë drejt përkeqësimit.

Blendi Fevziu: Si është gjendja financiare në vend?

Arben Malaj: Unë dua të kujdesshëm. Unë nuk dua të ushqej panik, frikë se ky vend boll ka. Ka shqetësime serioze, sidomos dëmi më i madh që është në ekonominë shqiptare që vjen nga ambienti acid i politikës shqiptare, nga grindja, nga banaliteti… Unë jam shqetësuar se në emisionin tuaj kam parë njerëz të mençur që po arrijnë tani në një nervozizëm sa duket që shoqëria jonë është në një stres. Në qoftë se vazhdon ky ambient politik, në qoftë se Rama i pari nuk bën një dalje nga kjo krizë e cila po të thellohet do ta marrë dhe atë me vete, unë mendoj që gjërat kanë trend përkeqësues. Mendoj që ne na duhet një këndvështrim pozitiv. Është momenti që të gjendet një kompromis, të gjendet një zgjidhje. Po nuk qeveriset vendi pa opoizitë dhe kur 80% e pushtetit vendor është me një kandidat.

 /tvklan.al