Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pas një viti heshtje ka zgjedhur të flas ditën e sotme në një konferencë për mediat.

“1 vit heshtje, sot kam disa gjëra për të thënë! Shihemi në 11.oo, live këtu

”, shkruan në Facebook ish-ministri Tahiri.

Tahiri kishte paralajmëruar konferencën ditën e shtunë më 27 Tetor kur dha dorëheqjen ministri Fatmir Xhafaj, por e anuloi. Dy ditë më pas, ai u shfaq në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku dorëzoi dokumente të reja për hetimin e zhvilluar ndaj tij në Itali.

Duke folur shkurtimisht për gazetarët, ish-ministri Tahiri paralajmëroi se do të fliste pas pak ditësh.

/tvklan.al