Ish-Missi: Dashuria treshe, një kapitull i mbyllur (Video) – TV KLAN

Ish-Missi: Dashuria treshe, një kapitull i mbyllur (Video)

Lidhja e ish-Miss Shqipërisë, Egla Harxhi me Alesian dhe Ale de Basseville ishte një ndër më të përfolurat në mediat shqiptare. Treshja thyen tabunë duke deklaruar se do të bëheshin një familje e madhe pas lindjes së djalit Luxifer.

Por pak kohë pas lindjes ra në sy mungesa e fotove të Eglës me partneren e saj Alesian. Ato madje as nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në rrjetet sociale. Sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ish-Missi foli për lidhjen me Alesian për të cilën tha se ka pasur zhgënjimet e veta, por tashmë është kapitull i mbyllur.

“Nuk do doja të ndalesha në data apo detaje. Unë në koncept besoj tek ekuilibri, kam qenë gjithmonë në kërkim të ekuilibrit. Në momentet e para është dukur si e tillë, megjithatë kjo ka pasur problematikat dhe zhgënjimet brenda. Është një kapitull i mbyllur për mua”, tha Harxhi./tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*