Ish mjeku i Enverit: Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha ecnin të dy me sytë ulur se mos binin në dërrasë të kalbur

Ish mjeku i Enverit: Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha ecnin të dy me sytë ulur se mos binin në dërrasë të kalbur

23:01 11/09/2019

Profesor doktor Isuf Kalo në një rrëfim për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan tregoi për raportin mes Enver Hoxhës dhe Ramizë Alisë si dhe Nexhmije Hoxhës. Ai deklaroi se Nexhmije Hoxha ndihej më komode me Ramiz Alinë, pasi të dy, nuk merrnin dot vendime. “Të dy ecnin me sytë ulur se mos binin në dërrasë të kalbur”.

Blendi Fevziu: Si ishte Ramzi Alia në raport me Enver Hoxhën, në komunikim personal?

Isuf Kalo: Alia ishte si djalë i Enver Hoxhës, shumë i afërt.

Blendi Fevziu:Po në komunikim me të tjerë ishte agresiv? E kishte këtë imponim si Enver Hoxha?

Isuf Kalo: Jo, absolutisht, Ramiza Alia ishte më i kulturuar më i butë.

Blendi Fevziu: Edhe me Mehmet Shehun?

Isuf Kalo: Jo, Mehemt Shehu e dallojë, kishte shumë gjëra të veçanta. Fliste 5 gjuhë të huaja, lexonte, kishte talent ushtarak dhe ekonomik Kishte një mënyrë anglo-sanksone të të shprehurit dhe të menduarit. Po të lexojë një fjalim të Mehmetit e dalloje lehtësisht nga të tjerët.

Blendi Fevziu: Ndërkohë Ramiz Alia kishte një formim prej masoviku, të marrë në Moskë…në shkollën e partisë…

Isuf Kalo: Kishte një formim agjipropit

Blendi Fevziu: Dhe ishte më imponues më i hapur se Enver Hoxha në komunikim?

Isuf Kalo: Linte të kuptonte, e fliste më gjuhën e trupit, të iluzioneve që dukej sikur mendonte ndryshe.

Blendi Fevziu: Cili ishte defekti i Ramiz Alisë?

Isuf Kalo: Nuk them që ishte direkt, por pasojë e fatit të tij, ai ishte gjithë jetën në pozitën që nuk merrte vendime, por ishte zbatues.

Blendi Fevziu: E reflektoi këtë dhe në kohën kur u bë numër 1?

Isuf Kalo: Kjo ishte në nëse quhet kritikë që i bëj unë. Ai nuk ishte i prerë për të qenë lider.

Blendi Fevziu: A mendonte dikush në vitin 1985 kur ai erdhi për të zëvendësuar Enver Hoxhën në krye të shtetit se ai mund  të merrte vendime? Kam përshtypje se kishte një opinion të përgjithshëm se Ramiz Alia nuk sihte njeri që merrte vendime të rëndësishme.

Isuf Kalo: Në atë regjimi numri që absolut. Personi i parë pas 1-shit ishte zero e parë, zero e dytë, zero e tretë, sa më shumë zero bëheshe i fuqishëm.

Blendi Fevziu: Në momentin që Ramiz Alia  mori pushtetin a kishte pushte absolut?

Isuf Kalo: Çfarë të donte.

Blendi Fevziu: A kushtëzohej nga Nexhmije Hoxha?

Isuf Kalo: Absolutisht jo. Kjo është fabul, për mendimin tim e ka pranuar vetë Ramiz Alia.

Blendi Fevziu: Ju thoni në libër një moment diskutimi, ndoshta ditët menjëherë pas varrimit të Enver Hoxhës,  ku shefi i rojeve të sigurisë, Sulo Gradeci ju thotë për Ramiz Alinë se ky mbeti kalama gjithë jetë. Pra tregon se dhe drejtuesit e tjerë nuk kishin ndonjë respekt të madh për Ramiz Alinë…

Isuf Kalo: Ai ka qenë momenti pas vdiq Enver Hoxha she shtypi sipas Sulos do merrej me këtë mynxyrë dhe futja e aktiviteteve të tjera tregonte se jeta vazhdon dhe prandaj Sulo i quajti si cenim të zisë.

Blendi Fevziu: Pra ju thoni se që në vitin 1985 dhe deri në vitin 91 kur Ramiz Alia u largua nga Sekretari i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë kishte autoritet absolut për të marrë vendime?

Isuf Kalo: Absolut, po.

Blendi Fevziu: Pse nuk mori vendime të menjëhershme në fund të viteve  ‘80?

Isuf Kalo: Çështja është se Ramizi mbeti marksist-lenlinist, pavarësisht linjës së butë. Dhe kur ndryshoi ai ndryshoi që të vazhdonte sipas konditave të reja. Nuk ishte Ramizi një reformator i mirëfilltë.

Blendi Fevziu: Pse Nexhmije Hoxha ishte më komode me Ramiz Alinë?

Isuf Kalo: Po ishin njësoj të dy, se dhe Nexhmije Hoxha nuk merrte dot vendime, ishte mësuar ti zbatonte. Unë i kam vënë një metaforë; Të dy ecnin me sytë ulur se mos binin në dërrasë të kalbur. Po nuk shikonin para dhe lart. Meraku i madh ishte të mos gabonin dhe mos e pësoni. /tvklan.al

Të ngjashme