Eric Adams, një ish-oficer policie, ka fituar zgjedhjet paraprake për kryebashkiak të New York-ut.

Adams ka premtuar se do të vendosë ekuilibrin e duhur midis luftimit të krimit dhe dhënies fund të padrejtësisë racore në polici. Ai do të ishte kryebashkiaku i dytë me ngjyrë i qytetit nëse zgjidhet.

Që nga e marta në mbrëmje, Adams ka një epërsi prej një pikë ndaj rivalit të tij më të ngushtë, Kathryn Garcia, sipas rezultateve të fundit.

Unë jam i nderuar të jem i nominuari demokrat për të qenë kryetari i qytetit që unë gjithmonë e kam quajtur shtëpi“, ishte kjo deklarata e Adams.

Fituesi i zgjedhjeve paraprake brenda partisë demokratëve ka të ngjarë të fitojë zgjedhjet për kryetar bashkie në Nëntor, pasi qyteti gjithmonë ka pasur një prirje për të votuar demokratët./tvklan.al