Nevaldo Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit që e akuzon për “vrasje me dashje”

Ish efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha, më 8 Dhjetor të 2020-ës ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit.

Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimit për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Ankimimi është dorëzuar në fund të Korrikut dhe pritet që Apeli të hedhë shortin për dosjen.

Ndërkohë, ankimimi për vendimin është ushtruar edhe nga Prokuroria e cila kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.

Gjykata e Tiranës dënoi më 14 Korrik Hajdarajn me 15 vite burg  dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite. Megjithëse mbrojtja e Hajdarajt  theksoi se prokuroria ka bërë gabim në ngritjen e akuzës pasi sipas saj, Hajdaraj nuk ka dashur që ta kryente vrasjen por ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

Në përfundim ata kërkuan dënim minimal, ndërsa vetë Hajdaraj nuk pranoi të fliste.

Babai i 25-vjeçarit , Qazim Rasha doli i zhgënjyer nga seanca e fundit, duke mos e konsideruar drejtësi vendimin e shkallës së parë.

Klan News