Një ish-oficer policie vrau të dashurën e tij transgjinore për shkak të xhelozisë, i preu gishtin që të shkyçte telefonin e saj dhe të fliste me të afërmit në emrin e saj.

Denis Kalinin, 22 vjeç, mbyti Viktoria Basakovskaya, 24 vjeç, për vdekje pas një grindjeje dhe më pas e hodhi trupin e saj jashtë fshatit Burmistrova në Novosibirsk, Siberi, Rusi. Ai më pas raportoi në polici se partnerja e tij ishte zhdukur.

Kalinin vazhdoi të dërgonte mesazhe me tekst nga telefoni celular i Viktoria në mënyrë që të linte një gjurmë të rreme për policinë. Por u arrestua pasi oficerët zbuluan se ai kishte përdorur telefonin e saj shumë kohë pasi ajo kishte vdekur për të bindur të tjerët se ishte ende gjallë.

Kalinin rrëfeu për vrasjen e partneres së tij, me të cilën jetonte në fshat, më 5 Tetor të vitit të kaluar pasi u tërbua nga xhelozia dhe u zemërua kur ajo i fyeu familjen e tij.

Ai më vonë u tregoi oficerëve se ku e kishte fshehur trupin. Shoqja e saj Alina, kishte dyshuar kur mori një mesazh në të cilin Viktoria lavdëronte Kalinin ndërsa pohonte se një ish i dashur i quajtur Maxim donte ta vriste atë. Në mesazh gjithashtu i kërkoi Alinës që të mos e kërkonte nëse ajo zhdukej.

Viktima, me origjinë nga Kazakistani, ende njihej zyrtarisht me emrin mashkull në pasaportë. /tvklan.al