Ish-Prefekti i Kukësit Granit Gjana është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjana u pezullua nga detyra disa ditë më parë dhe ishte vetë që dha dorëheqjen si Prefekt, pasi është nën hetim nga SPAK për një çështje që ta bëjë me detyrën e tij kur ishte nënkryetar i Bashkisë Kukës.

SPAK e akuzon atë për shkelje të barazisë në tendera.

Pas akuzës, Gjana dha dorëheqjen si prefekt duke thënë se do të përballet me drejtësinë si qytetar i lirë.

/tvklan.al