Alberto Fernández do të jetë ish-presidenti i parë i Argjentinës që do të ulet në bankën e të akuzuarve për dhunë fizike dhe psikologjike të ish-partneres së tij dhe ish-zonjës së parë, Fabiola Yañez.
Në vendimin prej 82 faqesh në Gjykatën e Apelit, konfirmohen format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore që 66-vjeçari i shkaktoi ish-bashkëshortes së tij në mënyrë të vazhdueshme midis 2016 dhe 2024.
Çështja nisi më 6 Gusht, kur ish-zonja e parë e Argjentinës bëri denoncimin ndaj Fernandez, me të cilin ka një djalë 3 vjeç, për dhunë fizike dhe psikologjike. Midis provave të mbledhura në këtë rast janë provat e gjetura në telefonin e sekretares së ish-presidentit Fernández, María Cantero, që përmbanin fotografi që Yáñez i kishte dërguar asaj, duke e treguar atë me mavijosje në fytyrë dhe trup.
Në një deklaratë me shkrim në shkurt, ish-presidenti mohoi akuzat ndaj ish-partneres së tij. Ai theksoi mungesën e dëshmitarëve okularë për të vërtetuar akuzat kundër tij dhe sipas tij mavijosjet në trup janë si pasojë e trajtimeve kozmetike të ish-partneres.
Nëse akuzat vërtetohen ai mund të përballet me një dënim nga 3 deri në 18 vjet burg.
Klan News