Ish-presidenti i SHBA, George H.W. Bush është shtruar në spitalin e Teksasit sepse vuante nga marrja e shpeshtë e frymës.

Thuhet se 92-vjeçari është duke iu përgjigjur mirë mjekimeve në spitalin e Houston Methodist, ku u shtrua ditën e shtunë.

Bush, një ish-drejtor i CIA, ka shërbyer si zëvendës president i Ronald Reaganit nga viti 1980-1988 dhe më pas u zgjodh president deri në zgjedhjet e vitit 1992 kur u mposht nga Bill Clinton.

1AFAA3DF000005DC-4131030-image-a-5_1484727712258

Në vitin 2013 ai i qethi flokët në shenjë solidariteti të një djaloshi 2-vjeçar të një agjenti të Shërbimeve Sekrete i cili vuante nga leukemia. Që atëherë djali u shërua.

“Të gjithë janë shumë të lumtur dhe shpresojmë që ai të dalë së shpejti nga spitali”, tha Jim McGraith një zëdhënës i familjes Bush.

005368B300000258-4131030-image-a-9_1484728301981

Zyra e tij ka deklaruar se a dhe gruaja e tij Barbara nuk do marrin pjesë në inaugurimin e Donald Trump, për shkak të moshës së tij të thyer.

00632B7700000258-4131030-image-m-4_1484727694286

Djali i tij, George W Bush, u emërua president i SHBA në vitin 2000 dhe u rizgjodh 4 vite më vonë, ndërkohë që djali tjetër i tij Jeb, dështoi të ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë vitin e shkuar, pasi doli nga gara në partinë republikane nga rritja fenomenale e Trump./tvklan.al