Ish presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2013, ka vdekur në gjykatë, njofton televizioni shtetëror.

Mësohet se 67- vjeçari ishte duke u përballur me akuzat për spiunazh në momentin që ndërroi jetë.

Morsi u dënua me vdekje për spiunazh dhe tradhti, si dhe për arratisje nga burgu dhe dhunë gjatë revoltës së vitit 2011./tvklan.al