Presidenti i shkarkuar i Katalonjës Carles Puigdemont dhe disa ish-ministra të tij janë paraqitur në policinë e Belgjikës.

Autoritetet spanjolle kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj ish-liderit të Katalonjës në lidhje me referendumin e paligjshëm dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë.

Gjykatësja spanjolle Carmen Lamela u kërkoi autoriteteve belge ndalimin e Puigdemont dhe bashkëpunëtorëve të tij, për veprën penale të rebelimit, kryengritjes dhe shpërdorimit të fondeve.

Carles Puigdemont ishte arratisur në Bruksel kur Madridi zyrtar shpalli të pavlefshme pavarësinë e Katalonjës, shkarkoi drejtuesit dhe mori nën kontroll rajonin. 

/tvklan.al