Ish-Presidenti i SHBA shfaqet në publik me syrin e nxirë

Ish-Presidenti i SHBA shfaqet në publik me syrin e nxirë

10:55 08/10/2019

Me 14 qepje në ballë mban fjalim në eventin e organizuar

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter bëri paraqitjen e tij të parë në publik që nga rrëzimi që pësoi në shtëpinë e tij.

Ai mori pjesë në eventin jo-fitimprurës të organizuar për ndërtimin e “Habitatit të Njerëzimit”.

Dua të shpjegoj syrin tim të zi. U ngrita këtë mëngjes, isha duke u përgatitur për të shkuar në kishë, u rrëzova dhe si pasojë godita ballin në një cep të mprehtë dhe më duhej të shkoja në spital. Aty më bënë 14 qepje në ballë dhe syri im siç e shihni është i zi”, ka thënë Carter duke shtuar se asgjë nuk mund ta ndalojë atë të bëjë udhëtimin për në Tenesi për të ndërtuar shtëpitë.   

Jimmy Carter është 95 vjeç dhe është ish-Presidenti më i vjetër amerikan që ende jeton. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT