Ish-Presidenti Nishani: Politikanët e përfshirë në korrupsion vonojnë ngritjen e SPAK

Ish-Presidenti Nishani: Politikanët e përfshirë në korrupsion vonojnë ngritjen e SPAK

21:58 21/11/2019

Ish-Presidenti Bujar Nishani thotë se ngritja e SPKA-ut dhe BKH-së që do të hetojnë politikanët, po ecën me ritme të ngadalta në ndryshim nga shpejtësia me të cilën avancoi Vettingu ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një lidhje me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Nishani theksoi se politikanë që mund të jenë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion apo që mund të jenë subjekt i hetimit, nuk kanë interes që këto dy institucione të reja të drejtësisë të ngriheshin në afatet e përcaktuara.

“Është një çështje që ka të bëjë me një politikë të dy shpejtësive, me të cilën është ndërmarrë dhe është ndërhyrë tek Reforma në Drejtësi. Shikoni nga njëra anë shpejtësinë me të cilën është bërë Vettingu, për të cilën unë e vlerësoj, edhe më shpejt mund të ishte bërë.

Dhe nga ana tjetër një standard i dyfishtë, një shpejtësi e dytë për SPAK-u dhe për BKH-në, çka tregon që ata të cilët janë dhe mund të jenë subjekte nesër për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar apo në nivelet e larta të korrupsionit, nuk kanë pasur asnjë interes që SPAK-u dhe BKH-ja të ngrihet në afatet e parashikuara”, u shpreh ish-Presidenti Bujar Nishani. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi