Ish-Presidenti Obama thyen të gjitha rekordet



Ish-Presidenti Obama thyen të gjitha rekordet

14:39 16/08/2017

Ish-presidenti amerikan Barak Obama ka thyer rekord për sa i përket rrjeteve sociale.

Mesazhi i tij në “Twitter” për trazirat në Sharlotsvill ka marrë më shumë pëlqime se çdo mesazh tjetër që nga krijimi i rrjetit social.

Një neonazist sulmoi me automjetin e tij një grup protestuesish anti-racistë, të cilët manifestonin kundër një marshimi të supremacistëve të bardhë. Nga sulmi mbeti e vrarë një 32-vjeçare. Mesazhi në “Twitter” i ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili qëndroi në Shtëpinë e Bardhë që nga 2009 e deri në fillim të 2017-ës, përmbante një citim të Nelson Mandelës dhe arriti të mblidhte më shumë se 2.9 milionë pëlqime duke tejkaluar dhe postimin e këngëtares Ariana Grande pas atentatit të muajit maj në koncertin në Manchester. 

Asnjeri nuk ka lindur duke urryer një person tjetër për ngjyrën e lëkurës apo bazën fetare

”, shkruhet në mesazhin e Obamës, i cili shoqërohet me një fotografi të tijën që sheh disa fëmijë të racave të ndryshme në një dritare. Më tej mesazhi vijon: “

Njerzit duhet të mësojnë të urrejnë e nëse mund të mësojnë të urrejnë mund të mësojnë dhe të duan

”./ABC News







Të ngjashme