Ish-producenti i filmave Harvey Weinstein, i cili po vuan dënimin me burg për sulm seksual dhe përdhunim, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas presidentit të oficerëve të shtetit të New York,  Michael Powers, 68-vjeçari është vendosur në izolim. Gjithashtu, ai shtoi se edhe disa antarë të stafit ishin karantinuar dhe shqetësimi është edhe për disa oficerë. se nuk kanë pajisje të përshtatshme mbrojtëse.

Weinstein u shpall fajtor për përdhunim dhe sulm seksual muajin e kaluar dhe u dënua me 23 vjet burg. Dhjetra gra janë paraqitur me akuzën e përdhunimit kundër Weinstein, që nga tetori i vitit 2017.

Harvey ka shfaqur probleme me zemrën, por edhe me diabetin dhe tensionin e lartë.

Duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të Z. Weinstein, ne sigurisht jemi të shqetësuar, dhe po vëzhgojmë me vigjilencë situatën”,  tha avokati Imran Ansari./tvklan.al