Qeveria ka ndryshuar formulën e ndarjes së parave për ish të përndjekurit.

Më parë ishte parashikuar që vetë të dënuarit ose pasardhësit e tyre të përfitonin 8 këste, të cilat nuk duhet ti kalonin 1 milion Lekë të reja, kurse me vendimin e marrë sot, përfituesit që e kapërcejnë shumën prej 8 milionë Lekësh mund ta marrin shumën e mbetur të plotë përmes një kësti të 9 dhe të fundit.

Kushti i vetëm është që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 milion Lekë.

Tv Klan