Në një intervistë për Fox News, ish-truproja e Ellen DeGeneres ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me sjelljen e prezantueses së famshme në raport me bashkëpunëtorët e saj.

Tom Majercak ka punuar me prezantuesen dhe partneren e saj Portia DeRossi në Awards Academy Academy 2014, duke e përshkruar si një përvojë “poshtëruese”.

Ai tha se ishte punësuar për të mbrojtur DeGeneres, nënën dhe partneren e saj. Por Majercak tha se përvoja e tij me DeGeneres ishte shumë larg “ideales”.

Ai tregoi se moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për një publik të gjerë, ishte shumë indiferente dhe shpesh arrogante, ndërsa thotë se as nuk e ka përshëndetur.

Nga ana tjetër ai tregoi se partnerja e DeGeneres ishte shumë e sjellshme dhe miqësore.

“DeRossi ishte shumë miqësore dhe bisedoi me mua, por gjërat morën kthesë për keq kur më prezantuan me Ellen. Ajo më dha një shikim vëngër dhe as nuk më përshëndeti apo të më falënderonte që po kujdesesha për sigurinë e saj. Ishte një njeri i ftohtë dhe sjellja e saj ishte poshtëruese… sillet shumë ndryshe me njerëzit e rangut të saj”.

Majercak zbuloi gjithashtu se gjatë ceremonisë, vetëm të famshëm që ishin paracaktuar nga DeGeneres mund të afroheshin në tryezën e saj për të biseduar me të. Truproja vendosi të flasë pas raportimeve të ditëve të fundit, të cilat flasin për një sjelljee të keqe të prezantueses ndaj bashkëpunëtorëve të saj.

“Unë shoh një njeri që është i “projektuar” si një personalitet i shkolluar, pozitive, që në publik shfaqet si e mahnitshme dhe të gjithë e duan dhe e admirojnë, por në fakt kur e takon, e shikon që nuk është aspak si tregon dhe tenton të duket në ekran”. /tvklan.al