Steve Stanulis, ish-truproja i Kanye West bëri të ditur se reperi është një nga personat, që ai nuk do donte të punonte sërish.

Ai i konsideroi rregullat e vendosura nga Kanye si tepër qesharake.

Ai donte që të qëndroja 10 hapa pas tij në një rrugë të qytetit. Pra, padyshim nëse dikush do të dilte dhe do të donte të bënte diçka, në kohën që do vrapoja për ta parandaluar, ai do ta kishte bërë”.

Më tej, ai shtoi se në ditën e parë të punës, kur ishte së bashku me reperin në ashensor, ai thotë se kishin patur një debat, pse nuk ishte interesuar se në cilin kat, Kanye do shkonte.

Unë i thashë, dëgjo vëlla, ne mund ta bëjmë një nga tre mënyrat. Një, ju mund të më thoni se çfarë butoni të shtyp dhe tani unë do ta di. Dy, ti mund të shtypësh butonin dhe unë do të shoh atë që ju shtypni, kështu që unë do ta mësoj. Ose tre, ju mund të rrini këtu tërë ditën dhe të më thoni se sa e rëndësishme është koha juaj dhe ne nuk do të shkojmë askund”.

Në lidhje me paparacët, Stanulis u shpreh se nuk ka mundësi që paparacët ta dinë se ku ata ndodhen, dikush tjetër i lajmëron.

Nuk ka asnjë mënyrë që çdo herë që ata shkojnë diku, paparacët e dinë. Padyshim që dikush i telefonon. Ky është vetëm mendimi im“./tvklan.al