Pesë burra të maskuar të cilët ishin veshur si policë hynë në apartamentin luksoz të Kim, orët e para të mëngjesit të së hënës dhe i vunë armën në kokë duke e kërcënuar.

“Karma gjithmonë godet”,tha ish – truproja e yllit të serialit “Keeping Up With The Kardashians”, Steve Stanulis.

Ai u pushua nga puna në maj nga bashkëshorti i Kim, Kanye West, sepse sipas tij, Stanulis kishte flirtuar me të.

42 – vjeçari tha se e kishte paralajmëruar atë të tërhiqej nga rrjetet sociale dhe të mos mburrej më me pasuritë që kishte, për vetë sigurinë e saj.

Sipas tij, ngjarje e së hënës është 100% punë e brendshme.

390DDF9100000578-3822379-image-a-57_1475626258522

42 – vjeçari ia vuri fajin truprojave të Kim, përfshirë atij personal, Pascal Duvier, që e lejoi 35 – vjeçaren të tregojë në rrjetet sociale një unazë smeraldi 20 karatëshe, vlera e së cilës shkonte në 4.5 milionë dollarë./tvklan.al