Aleko Devani rrëfeu në një lidhje Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan, historinë e vështirë dhe ndarjen nga bashkëshortja. Ai tregoi se pas divorcit, gjykata vendosi që kujdestaria e vajzës t’i jepej ish-gruas.

Që nga muaji Dhjetor, Devani nuk e ka takuar vajzën dhe ngriti pretendimin se vajza nuk është mirë nga ana psikologjike dhe se ish-bashkëshortja dhe familja e saj nuk kujdesen mirë për të.

Por në një lidhje telefonike në studio, ish vjehrri i tij, Ferat Zani hodhi poshtë çdo pretendim, duke thënë se mbesa e tij është shumë mirë.

Mirela Milori: Aleko ngre pretendimin që vajza nuk është mirë, është e tronditur psikologjikisht, thotë që në shkollë nuk shkon mirë, si është e vërteta sipas jush?

Ferat Zani: Merr mësuesen se si është në shkollë, se mua mund të mos më besosh ti, për mua është mirë fare me shëndet dhe me shkollë.

Mirela Milori: Aleko thotë që nuk ja nxirrni vajzën në telefon, nuk e lejoni të flasë me të në telefon.

Ferat Zani: Në telefon nuk flet, se e ka ndarë gjykata. E kam vendimin e gjykatës ta marrë njëherë në muaj, telefon nuk ka.

Mirela Milori: E merr malli vajzën për të atin, u thotë gjë?

Ferat Zani: Jo tani nuk na thotë gjë!

Mirela Milori: Po më përpara thoshte?

Ferat Zani: Po ajo fëmijë është, nuk na thotë për atë, nuk shprehet, po që është mirë, është mirë. Duhet të dini një gjë, që Gjykata e Beratit ja ka lënë kësaj fëmijën.

Mirela Milori: Vajzës tënde?

Ferat Zani:  Po!

Mirela Milori: Si ka qenë Aleko si bashkëshort dhe si baba për mbesën tënde?

Ferat Zani: Aleko me mua ka qenë shumë mirë, shumë normal. 6 vjet kemi qenë shumë mirë, kemi qenë shumë në rregull, e kemi respektuar njëri- tjetrin. Si përfundim pas 6 vitesh u sëmur vajza atje. Edhe nuk e di se si e lanë ata, se morëm vesh fare, se ne kishim respekt për njëri-tjetrin, edha ata të dy bashkë shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin. Nuk e di ç’kanë patur mes tyre, u çudita pasi u sëmur./tvklan.al