Testamenti i nënës ka sjellë në  “Shihemi në Gjyq” Mbaresën e Festimin që janë motër e vëlla. Mbaresa kërkon pjesën e saj, ndërsa Festimi thotë se gjithçka i është lënë atij. Sipas shpjegimit të ndërmjetëses së rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobanit, nëna e tyre e ndjerë, Qazimja ka lënë një testament ku çdo pasuri që kishte deri në atë moment dhe do të vinte në të ardhmen, i mbetej Festimit.

Mbaresa hedh akuza drejt ish-kunatës, Natashës dhe thotë që ajo nuk kujdesej për nënën, ndërsa babai i saj shkatërroi familjen e Festimit

Festim: Testamenti është në emrin tim, çdo gjë është në emrin tim, por nuk kam asgjë për  momentin që të të jap o njeri!

Eni Çobani: O Mbaresa, mos e keni mërzitur atë nusen?

Mbaresa: Nuk e kam bezdisur.

Eni Çobani: Thua ti, tani ta marrim Natashën ta shohim ç’do thotë!

Festim: Nuk kam asgjë për momentin! Unë kam ikur për veten në drejtim të paditur, o njeri kuptoje!

Mbaresa: Edhe bukën, edhe ujin unë i merrja me vete!

Eni Çobani: Nga shtëpia? Pse, s’haje te vëllai ti?

Mbaresa: Nuk na pranonte ajo por ai s’di gjë se ai është në Greqi, ai s’di gjë! Ne nuk i kemi futur hundët në familjen e vëllait, ama vëllait ia shkatërroi ish-vjehrri familjen e tij, nuk ia shkatërrova unë!

Eni Çobani: Po mirë, ajo mund të thotë që e keni prishur ju familjen.

Mbaresa: Jo, jo s’e kemi prishur neve! Familjen ia ka prishur ish-vjehrri.

Sipas ligjit, kur prindi ndahet nga jeta, pasuria e tij ndahet mes gjithë pjesëtarëve të familjes. Por nëse ai ka lënë testament ose akt dhurimi, pasuria i përket personit që ka zgjedhur.Kjo nuk pranohet nga Mbaresa.

Mbaresa: Po ne të tjerët nuk jemi bijtë e kësaj nëne?

Ardit Gjebrea: Ashtu ka dashur nëna.

Eni Çobani: Patjetër, pra nuk e pranon zonja që nëna e ka bërë. Po pse nuk e pranon që nëna e ka bërë?

Mbaresa: Po nuk e pranoj znj. Eni!

Eni Çobani: Kush është dyshimi? Se unë dua të di dyshimin, pse ke dyshim?

Mbaresa: Hedh dyshime te ish-nusja e vëllait.

Eni Çobani: Më fal, nëna juaj me kë ka jetuar moj zonjë, se je kunatë, je motër, nesër do të bëhesh vjehrrë. Me kë ka jetuar nëna jote?

Mbaresa: Me këtë zotërinë që kam unë përballë./tvklan.al