Në studion e emisionit Rudina në Tv Klan ka qenë vajza e një prej grave ikonë shqiptare, pikërisht të gruas së parë kirurge në vendin tonë Rushen Golemin. Ajo u nda nga jeta në vitin 2018, duke pas një jetë të mbushur me arritje, veprimtari dhe përkushtim për familjen dhe profesionin e saj. Vajza e saj, e cila në profesion është ekonomiste, Inis Kazanxhi Jorgoka publikuar një libër dedikuar Rushen Golemit, ku tregohet jeta e saj.

Ajo ka treguar për publikun një kujtim mjaft interesant me të ëmën, një ngjarje që ka ndodhur vite më parë, rrëzimi i dy helikopterëve me mjekë dhe student në Llogara. Një ndër mjekët që duhet të hipte në ata helikopterë ishte edhe nëna e saj, por nuk mund të lajmërohej në kohë dhe helikopterët u ngritën, duke bërë që ajo të mos humbte jetën në atë tragjedi.

Është një moment që e kujtojmë të gjithë, që më ka lënë mbresë. Është ai momenti kur rrëzohen dy helikopterë me mjekë dhe studentë vite më përpara në Llogara. Unë kam qenë dëshmitare, kur mamaja kërkohej nga të katërta anët që të hipte në helikopter që të shkonte të jepte ndihmën e parë. Për fat të mirë, ajo nuk arriti të shkonte, nuk arritën ta lajmërojnë, nuk kishte celular në atë moment.

Kur ajo u lajmërua nga unë, helikopterët ishin ngritur dhe pastaj ndodhi tragjedia. Kur është kthyer në orën 3 të natës në shtëpi, ku ishte babai, vëllai dhe im shoq, gjëja e parë që unë bëra i thashë shyqyr mami sa mirë që shpëtove. Ajo u shkreh në vaj dhe më kritikoi kaq shumë, le të themi më turpëroi, më tha sot duhet të kisha hipur unë dhe jo filan mjeke e cila i ka lënë vajzat 5 vjeçe, unë juve ju kam martuar.

Në libër unë e kam përshkruar duke thënë që nëna ime nuk ka qenë para kamerave apo ndonjë tribune që të fitonte pikë, ne ishim në kuzhinën tonë të thjeshtë. U ndjeva keq për egoizmin tim sado që them prap sa mirë që nuk hipi, por të tilla vlera gjenden rrallë”, është shprehur Inis. /tvklan.al