“Isha fqinje me Guljelmin”, aktorja tregon për gjendjen e artistit para se të humbte jetën




“Isha fqinje me Guljelmin”, aktorja tregon për gjendjen e artistit para se të humbte jetën

19:24 05/05/2021

Aktorja Mimoza Marjanaku është përlotur në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, ndërsa ka shprehur dhimbjen për humbjen e artistit të merituar Guljelm Radoja.

Gati me gjysmëzëri ajo ka rrëfyer se si ishte gjendja e aktorit para se ai të ndahej nga jeta për shkak të Covid-19.

Marjanaku, e cila ishte edhe fqinje me Radojën në Durrës, tregon se ai e kaloi njëherë një gjendje të rëndë dhe familjarët shpresonin që ai do ia dilte sërish.

“Kishte një muaj që ishte ekzaminuar me Covid-19. Pothuajse një muaj i shtruar në spital në Durrës. Unë isha dhe fqinje me Guljelmin dhe merrja gjithmonë informacion dhe me sa di unë e ka kaluar edhe njëherë gjendjen që kaloi të martën. Menduam që do ia hidhte sepse atëhere ia hodhi. Dy ditë para se të intubohej komunikova me gruan e tij dhe më tha që është stabilizuar. Pas dy tre orësh marr vesh që intubohet në Durrës dhe pastaj në atë gjendje u transferua në Tiranë. Kam besuar fort që do ia dilte duke e parë profesorin si njeri djaloshar, i bukur, me nur, i veshur si një djalë i ri. E imagjinoj gjithë kohës me biçiklet duke xhiruar në Durrës”, u shpreh mes lotësh Mimoza Marjanaku./tvklan.al





Të ngjashme