“Isha me dorë në zemër për të”, Jerina veçon të preferuarën e saj në Love Story

Jerina Lalaj

“Isha me dorë në zemër për të”, Jerina veçon të preferuarën e saj në Love Story

18:56 19/11/2020

“Daily Love Story”, një mini-show i cili pason gjithçka që nuk shihet dhe nuk është thënë të hënën në skenën e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka nisur transmetimin e puntatës së tretë, në kanalin zyrtar të TV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus.

Xhesi Muçaj, gazetarja e “DLS”, ka marrë disa mendime e kritika të konkurrenteve, për vajzat e tjera të “Love Story”, teksa nuk kanë munguar edhe opinionet për protagonistin e këtij ‘reality dating show’, Saimirin.

E pyetur nëse beson që vajzat ishin të vërteta në takimet e tyre, opinionistja e “Love Story”, Jerina Lalaj, është shprehur se ajo ka parë emocione tek to.

“Unë besoj se vajzat ishin të vërteta pasi ato kanë ardhur me idenë për të jetuar një emocion dhe atë emocion e jetuan. Nëse do të jetë Saimiri ose jo, princi i tyre i kaltër, kjo mbetet për tu parë”, ka thënë ajo për prgramin “Daily Love Story, me autore Ilda Lumanin.

Ndërkohë, Jerina komentoi edhe sjelljen e Saimirit me vajzat, teksa theksoi se e bëri rolin e tij në mënyrë perfekte, pa i lënë të kuptonte se kë pëlqeu më shumë nga konkurrentet.

“Në fakt, më kaluan në mbrojtje Saimirin, por sigurisht që jam pro vajzave në të gjitha dimensionet e tyre. Saimiri mu duk një ‘pokerface’, ishte shumë i sjellshëm me të gjitha, e bëri rolin e tij në mënyrë perfekte, por nuk na la që të kuptonim asgjë më tepër nëse ndonjëra prej tyre e emocionoi më shumë”, tha ajo.

Më tej opinionistja e Love Story, tregoi pak edhe për simpatinë e saj ndaj vajzave, teksa veçoi Dritën.

“Unë i preferoj të gjitha, përpara se të ishte surpriza e produksionit, isha me dorë në zemrër për Dritën sepse mendoj se është një vajzë që nëse nuk je djalë sipërfaqësor, duhet patjetër të njohësh një vajzë si Drita”, u shpreh Jerina.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al





Të ngjashme