Emisioni “Historia ime”, në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e vështirë të një babai, i cili prej 10 vitesh nuk shikon vajzën e tij. Ismet Kalemaj në studio ka treguar se martesa me ish-bashkëshorten e tij nuk shkoi ashtu si ai do kishte dëshiruar.

Në vitin 2003, Ismeti pëson një aksident në punë kur ishte në Greqi, bie nga kati i 4 i ndërtesës ku po punonte, por fatmirësisht arriti të shpëtojë. Kur ai ishte në spital, gruaja e tij lind vajzën e tyre, por ai nuk ishte aty i pranishëm dhe nuk e shikon.  Edhe gruaja, së bashku me vajzën gjithashtu kishin qenë në rrezik për jetën.

Mirela Milori: 10 vjet pa e parë vajzën?

Ismet Kalemaj: 10 vjet!

Mirela Milori: Po në telefon ke folur me të?

Ismet Kalemaj: As në telefon, prandaj u detyrova. Nuk dija nga këto Facebook apo çfarë janë, por thashë ta hap të paktën ta shikojë dhe fëmija që babai është gjallë, se mund t’i ketë thënë e ëma që babi ka vdekur dhe u detyrova hapa.

Mirela Milori: Ta fillojmë historinë nga fillimi. Kur u njohe me bashkëshorten tënde?

Ismet Kalemaj: Me bashkëshorten u njoha kur isha në Greqi. Kur fola njëherë me babin që andej dhe më thotë vjen dot tani afër, se të kemi gjetur një njeri dhe ty, se kisha dhe moshën. Mirë i thashë vij. I hipa autobuzit erdha në Shqipëri.

Mirela Milori: Ku jetonit ju?

Ismet Kalemaj: Në Patos! Më thotë të kemi gjetur një njeri është këtu afër. Dakord vajtëm e pamë.

Mirela Milori: Me mblesëri?

Ismet Kalemaj: Po! E pashë ditën e parë, bëmë muhabet. Vajta dhe ditën e dytë, aty m’u mbush mendja, hajde thashë të bëhem edhe unë si gjithë të tjerët.

Mirela Milori: Po si t’u mbush mendja? Çfarë të pëlqeu që t’u mbush mendja?

Ismet Kalemaj: Më pëlqeu më shumë mosha që ishte e vogël, 19 vjeç. Në atë kohë unë isha a 29 a 30 vjeç?

Mirela Milori: Për çfarë ishte favor mosha e vogël?

Ismet Kalemaj: Po është kjo që duam të vogla. Po ishte gabimi im.

Mirela Milori: Ditën e dytë t’u mbush mendja?

Ismet Kalemaj: I dërguam haber mikut, për 2- 3 ditë ika në Greqi, se më priste puna. Pas një vit e gjysmë erdhi dhe ajo në Greqi. Unë punoja nuk isha në këtë gjendjen që më shikoni sot, kam qenë i rregullt me këmbë, me dorë. Por duke punuar në punë, në 2003 pësoj një rënie në ndërtim. Atë ditë isha me fat, se nuk mund të isha këtu sot që ju flas juve. Ishte fat që erdhën dy kamiona me rërë dhe rashë mbi ata se të kisha qenë përtokë.

Mirela Milori: Nga cila lartësi re?

Ismet Kalemaj: Nga kati i katërt! Qe fat që shpëtova.

Mirela Milori: Iu nënshtrove një operacioni?

Ismet Kalemaj: Po bëj operim në kokë. Por gjatë kohës që punoja gruaja ishte shtatzënë. Fëmijën se kam parë!

Mirela Milori: Pse?

Ismet Kalemaj: Se isha në spital! Vajza lindi 5 ditë pasi unë pësova aksidentin. Dhe marr vesh që fëmija dhe e ëma e fëmijës ishte në rrezik, o jetë, o vdekje. Isha me fat që shpëtuan, por më mirë mos kisha asnjë.

Mirela Milori: Si mos kisha asnjë? Ti ke vajzën pavarësisht të gjithave?

Ismet Kalemaj: E di, por janë bërë gjëra që nuk duhet të ndodhnin!/tvklan.al