“Isha në mëdyshje nëse po bëja gjënë e duhur”

“Isha në mëdyshje nëse po bëja gjënë e duhur”

18:55 18/09/2019

Nëna e “Top Sheqerit”: Nuk kisha qëllim famën kur i hapa Instagramin vajzës

Ajo është një vajzë e vogël dhe shumë e dashur në Instagram, ku nëpërmjetë fotove dhe videove të realizuara nga nëna e saj të gjithë e njohin si “Top Sheqeri”. Armonela Sulejmani dhe vajza e saj Anita realizojnë shpesh foto shooting dhe një nga tematikat e fundit ishte “Piknik në kodrat e liqenit”.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Armonela tregoi se kur kishte hapur fillimisht profil për vajzën me emrin “Top Sheqeri” ishte në mëdyshje nëse po bënte gjënë e duhur. Ajo shton më tej se nuk ka qenë fama qëllimi i profilit, por që vajza e saj të kishte sa më shumë kujtime.

“Kur i hapa Instagramin Nitës, isha në mëdyshje nëse po bëja gjënë e duhur apo jo. Por komentet e shumta që vijnë në postën e Nitës nuk më lënë të mendoj shumë për këtë pjesë negative të ekspozimit të tepërt. Nuk kam pasur asnjë shqetësim deri tani dhe shpresoj të mos kem. Shpesh mendoj se është thjeshtë një fëmijë dhe kush mund t’i bëjë keq një fëmije. Nuk kam pasur qëllim fame kur i kam hapur. Instagramin, e kam bërë thjeshtë për qejf dhe për t’i krijuar kujtime. Shpesh përpiqemi që foto shooting t’i bëjmë në formë loje”, tha Armonela./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT