Më 7 Prill 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e një zonje kryefamiljare me 5 fëmijë të vegjël dhe një tjetër, që pret të vijë në jetë. Ajo është e divorcuar për shkak të dhunës në familje dhe nuk ka mundësi ekonomike. I menjëhershëm ishte reagimi i qytetarit Florenc Kullani, i cili dhuroi 3 milionë Lekë, pension për 1 vit për këtë familje.

Në datën 17 Mars 2023, “Stop” transmetoi rastin e djalit të vogël të familjes Ruqja, i cili ka një problem, që nuk rritet. Bukurie Ruqja tregon, se janë 7 pjesëtarë në familje, ajo, bashkëshorti dhe 5 fëmijë. Njëri prej tyre është 11 vjeç, por ka ngelur në moshën 6-vjeçare. Analizat dhe vizitat kushtojnë shumë, 400 mijë Lekë bëjnë vetëm gjilpërat.

Besnik Hoxha nga Gjermania ka dërguar një shumë parash prej 100 Eurosh dhe shprehet, se do t’i dhurojë çdo muaj këtë shumë.

Gazetarja: Zoti Besnik, përshëndetje!

Besnik Hoxha: Përshëndetje!

Gazetarja: Jam së bashku me zonjën.

Besnik Hoxha: Ishalla i bën derman!

Bukurie Ruqja: Faleminderit zoti Besnik!

Besnik Hoxha: Ishalla e ke me jetë, motër! Këtë gjë për çdo muaj, ishalla na e bën risk, t’i nis për çdo muaj nga 100 Euro!

Gruaja: Shumë faleminderit!/tvklan.al