Familjarë, të afërm e miq kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e ushtarakes shqiptare Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën nga shpërthimi i një mine në Letoni. Në rrjetet sociale, dhimbja e miqve të efektives 32-vjeçare të Forcave të Armatosura, është e madhe.

Edhe kolegë të ushtarakes kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Zarife Hasanajt.

“Kjo është puna dhe sakrıfıca jonë. Nderime dhe respekte për të gjithë efektivin EOD dhe veçanërısht për ty shoqe që dhe jetën në krye të detyrës, ngushëllime familjes për humbjen e madhe. Sëerim të shpejtë kolegëve të plagosur në detyrë”

, është një prej mesazheve të ngushëllimit.

“Përse ndodhi kjo me ty???… Na ka hidhëruar lajmi dhe na ka mbytur dhimbja. Zoti të deshi më shumë dhe të mori në lule të rinisë ku do të të kujtojmë gjithnjë si ajo vajza e qeshur, e sinqertë dhe me një shpirt të pastër, por ja që dhe jeta nuk është e drejtë, të mori më parë. Ti ike në një muaj të bekuar, në muajin e Ramazanit ku Zoti i ka gjithnjë pranë njerëzit e mirë. Qofsh e xhenetit dhe shumë ngushëllime për familjarët, Zoti ju dhëntë durim dhe kurajo”

, shkruan në rrjetet sociale një mikeshë e efektives së FA.

Efektivja e Forcave të Armatosura Zarife Hasanaj humbi jetën nga shpërthimi i një mine në bazën Camp Adazi në Letoni, ku forcat shqiptare janë aty me mision të NATO-s për demontimin e municioneve. Zarife Hasanaj është viktima e dytë në radhët e Ushtrisë Shqiptare me mision jashtë vendit. Në 20 Shkurt të vitit 2012 u vra në provincën e Kandaharit në Afganistan, Kapiten Feti Vogli. Ai humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarrit, teksa trupat shqiptare po shoqëronin një mision të USAID-it.

/tvklan.al