Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dy vëllezërve ne Shkodër. Sipas uniformave blu, konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

Ndërkohë bëhet me dije se dy vëllezërit të cilët kanë mbetur të plagosur ishin duke ndërtuar një shtëpi. Sipërfaqja e tokës ku po ndërtohej shtëpia është bërë shkak për nisjen e konfliktit që përfundoi me plagosje.

Korrenspondentja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja ka mundur të mësojë se autori i dyshuar, Xhevahir Likaj kishte blerë më herë një tokë bujqësore nga një person tjetër. Pikërisht në këtë tokë, dy vëllezërit e plagosur kishin vendosur kufijtë e tokave të tyre.

Policia e Shkodrës bën me dije se Lad Gruda është plagosur me sende të forta, ndërsa vëllai i tij Ilir Gruda është plagosur me armë.

Autori i dyshuar i ngjarjes Xhevahir Fikaj është shpallur në kërkim, ndërsa dy vëllezërit janë transportuar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al