Trupat e 44 civilëve janë gjetur në rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin ukrainas të Izyum, ndërsa beteja për kontrollin e zonës është ndezur.

Ndërtesa 5 katëshe u shemb në Mars dhe banorët ishin fshehur në bodrum për t’u mbrojtur nga bombardimet ruse.

Por ekipet e shpëtimin kanë mundur të shkojnë tek kjo ndërtesë vetëm tani, tha një zyrtar lokal për BBC.

Frika është se numri i të vdekurve të jetë edhe më i madh, pasi një tjetër ndërtesë në të njëjtën rrugë ishte gjithashtu në shënjestër./tvklan.al