Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në Bolzano. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura, por mësohet se ata janë 25 dhe 21 vjeç. Dy vëllezërit ishin kthyer në një tmerr të vërtetë për banorët pasi ishin autorë të një serie vjedhjesh në qytet. Ata u arrestuan më 7 Korrik, ndërsa hetimet kanë nisur pas një grabitje që ndodhi po atë ditë.

Ata kishin kërcënuar me një thikë buke një kalimtar dhe i morën një sasi të vogël eurosh. Fillimisht u arrestua një prej vëllezërve dhe eventualisht pak kohë më pas u vu në pranga edhe vëllai i dytë pasi u identifikua. Shqiptarët janë autorë të disa grabitjeve të tjera. Në Prill, ata kanë sulmuar një të mitur dhe i kanë vjedhur ato pak para që kishte me vete. Në Qershor u përpoqën të grabisnin një tjetër, por viktima mundi që të arratisej dhe të largohej./tvklan.al