Tre adoleshentë janë shpallur në kërkim nga policia e Mallakastrës, pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve në qytetin e Ballshit.

Ata janë F.V, 16 – vjeç, banues në lagjen 5 Shkurti të këtij qyteti, M.M, 15 – vjeç dhe D.V, 16 – vjeç, të dy banues në lagjen 28 Nëntori të Ballshit.

Sipas policisë, tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri – tjetrin, më datën 29 Nëntor kanë vjedhur lokalin në pronësi të D.Ç. Më datë 15 Janar kanë vjedhur lokalin e Q.Xh, ndërsa më datë 16, ata kanë vjedhur lokalin e A.J.

Po më datë 15, adoleshentët kanë thyer gjithashtu xhamin e derës së një kompanie sigurimesh./tvklan.al