Dhuratat dhe gjestet e bukura janë një prej elementëve që përforcojnë një lidhje. Në intervistën për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Eneda Tarifa thotë se merr shumë dhurata nga partneri i saj që e shoqëron, Gent Lasku por njëra  prej tyre ka qenë një veprim shumë domethënës teksa ndodheshin larg njëri-tjetrit.

Eneda Tarifa: Dhurata Genti më ka bërë shumë, por në një moment të caktuar më erdhi shumë larg dhe është nisur nga larg, ka ardhur, më ka gjetur dhe më ka dhënë një lule të freskët. Ajo ishte një kujtim shumë i bukur dhe një dhuratë shumë e bukur.

Aldo: Çfarë kryevepre! Po dhurata më e keqe?

Eneda Tarifa: Dhurata më e keqe?  S’ka, nuk ka. Genti ka shumë shije, nuk bën dhurata të këqija, nuk rrezikon kështu.

Aldo: Unë jam i bindur që Genti po e mendon vërtet që t’ia bëjë një kështu.

Gent Lasku: Jo, gjithmonë e bëj një kështu që t’i pëlqejë ajo tjetra që vjen./tvklan.al