Dy persona të shpallur në kërkim kombëtar janë vënë në pranga nga policia e Krujës. Bëhet fjalë për 2 të rinj, 24 dhe 22 vjeç, për të cilët Gjykata e Krujës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale  kapën dhe ndaluan shtetasit:

A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pranga ka rënë edhe një 48-vjeçar. Ai ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit është përplasur më një makinë tjetër duke shkaktuar dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al