Ambasada e Izraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës publikoi foton e dy punonjësve të saj, Yaron dhe Sarah, që mbetën viktimë e një sulmi me armë në Washington.
“Ishin në lule të rinisë”, thuhej në reagimin e ambasadës e cila shtoi se “një terrorist i qëlloi dhe i vrau teksa dilnin nga një event” në muzeun hebraik në kryeqytetin amerikan.
Autoritetet amerikane arrestuan një 30-vjeçar nga Chicago në lidhje me ngjarjen. Në momentin që u kap, Elias Rodriguez u filmua duke thërritur: Liri, liri për Palestinën.
Elias Rodriguez from Chicago is the murderer and of course when he was arrested he shouted “Free Palestine”
— Cheryl E 🇮🇱🇮🇱🇮🇱🎗️ (@CherylWroteIt) May 22, 2025
This is how the terrorist was filmed – moments after he murdered the Israeli embassy employees.
Palestinianism is a death cult.
Remember, the entire purpose of “free… pic.twitter.com/UXr5wTNee5
Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter tha se dy viktimat do të fejoheshin së shpejti.
“Ai bleu unazën këtë javë për t’i propozuar të dashurës javën e ardhshme në Jerusalem. Ishin çift i bukur”, tha ai.
Pas vrasjes kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu udhëzoi misionet jashtë vendit që të shtojnë masat e sigurisë./tvklan.al