Ndeshja e kthimit mes Interit dhe Barcelonës, në gjysmëfinalen e Champions League, nga shumë njerëz konsiderohet si më e bukura në histori të kompeticionit.
Tifozët që ndoqën ndeshjen nga TV, mund të quajnë veten me fat, por akoma më me fat ishin ata që emocionet i përjetuan në stadiumin “San Siro”.
Një shprehje klishe në futboll thotë se ndeshja mbaron vetëm atëherë kur fishkëllen gjyqtari dhe kjo merr kuptim për disa tifozë të Interit.
Këta të fundit u larguan nga stadiumi para përfundimit të kohës së rregullt, kur Barcelona po fitonte 3-2.
Tifozët zikaltër nuk besonin te barazimi dhe u larguan më herët, por në fund ishte Acerbi që shënoi golin e barazimit 3-3, për ta dërguar ndeshjen në shtesë.
QUE LOUCURA É ESSA? 😳 Alguns torcedores da Inter de Milão deixaram o San Siro antes do apito final, quando o time estava perdendo por 3 a 2. Porém, a equipe italiana empatou nos últimos segundos e essas pessoas não conseguiram voltar para assistir a prorrogação!
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) May 6, 2025
É AGORA, AO… pic.twitter.com/HkSn2zZ1BA
Me pengje për largimin, tifozët në fjalë kërkuan të riktheheshin në stadium për të ndjekur minutat e mbetura, por nuk u lejuan nga personat e sigurisë.
Ky moment padyshim do të mbetet gjatë në mendjet e tyre, si një zhgënjim që nuk ndoqën momentin vendimtar.
/tvklan.al