Pasagjerët e një linje fluturimi të kompanisë ajrore “British Airways” janë shokuar pasi panë se kishin mbërritur në një destinacion tjetër nga ai që kishin planifikuar. Aeroplani i nisur nga Londra do të duhej të mbërrinte në Dusseldorf të Gjermanisë. Mirëpo, ata përfunduan në Edinburg, Skoci. Pasagjerët kuptuan se kishin zbritur në destinacionin e gabuar pasi ekuipazhi i aeroplanit njoftoi “mirë se erdhët në Edinburg”.

Piloti i aeroplanit tha se i ishte dhënë gabimisht plani i fluturimit, duke hequr përgjegjësinë nga vetja. Në orën 10:30 sipas orës lokale, avionit i “British Airways” u nis nga aeroporti i Edinburg për të shkuar drejt destinacionit të saktë, Gjermanisë.

Pasagjerët shprehën pakënaqësitë rreth kësaj ngatërrese, duke komentuar nëpër rrjetet e tyre sociale. Megjithatë kishte edhe prej atyre pasagjerëve që thanë se do të ishin të lumtur të vizitonin Edinburgun. /

tvklan.al