Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Krasta”.

“Dy të ndaluarit, të dyshuar si autorë të kultivimit të 250 bimëve narkotike, në muajin qershor, në fshatin Seltë, bimë të asgjesuara gjatë dy fazave të  operacionit policor të koduar “Krasta””, njoftoi policia.

Të arrestuarit janë A.M, 36 vjeç dhe F.D, 23 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka caktuar për ta masën arrest në burg për kultivim të bimëve narkotike.

Në lidhje me operacionin antikanabis janë vënë në pranga më herët 2 inspektorë pyjesh dhe  kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre, si edhe 2 shtetas të tjerë, për kultivimin e bimëve narkotike./tvklan.al